Lajme

Ndërmarrja Publike Banesore nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Arkitetektëve të Kosovës

NPB e përfaqësuar nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Nexhat Kryeziu dhe AAK e përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, Ilir Murseli nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij Memorandumi është që të përcaktojë fushëveprimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve për realizimin e interesave të përbashkëta në fushën profesionale duke u bazuar në kornizën ligjore të Republikës së Kosovës për fushat e planifikimit hapësinor, të ndërtimit, të banimit, të mbrojtjes së mjedisit, të produkteve të materialeve ndërtimore, për ngritjen dhe shfrytëzimin e kapaciteteve njerëzore.

Ky Memorandum Bashkëpunimi do të mundësoj përmirësimin e gjendjes në mjedis dhe do të  parandaloj degradimin e mëtutjeshëm të tij duke mbrojtur dhe ruajtur shëndetin e qytetarëve.

6 prill 2017

Ndërmarrja Publike Banesore 

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.