Lajme

Ndërmarrja Publike Banesore përmbyllë edhe një vit të suksesshëm

Viti 2016 shënoi vazhdimin e arritjeve pozitive në performancën e saj të brendshme, zbatimin e politikave transparente si dhe ofrimin e shërbimeve kualitative për qytetarët.

Ndërmarrja ka vazhduar punën në përmbylljen e projekteve të nisura në vitin 2015 duke u shndërruar në një Ndërmarrje proaktive, të qëndrueshme, dhe me objektiva të qarta për të ardhmen. 

Edhe këtë vit Ndërmarrja i ka tejkaluar të gjitha sfidat përmes revidimit dhe konsolidimit të kornizës ligjore dhe rregullative, planifikimit dhe riorganizimit të infrastrukturës së burimeve njerëzore si dhe implementimit të politikave bashkëkohore të afarizmit biznesorë. 

Gjatë vitit 2016, NPB është përqendruar në kthimin e pronës së uzurpuar si dhe sistemimin dhe riorganizimin e dokumenteve të pronës duke iu mundësuar kështu një qasje më të lehtë qytetarëve. Përmes angazhimit të profesionistëve të pronës është bërë identifikimi dhe vlerësimi i gjendjes faktike të pronave të NPB-së. Në vazhdën e konsolidimit të divizionit të pronës është arritur marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Drejtorisë se Pronës në Komunën e Prishtinës dhe Ndërmarrjes duke e rritur efikasitetin në trajtimin e kërkesave të qytetarëve. 

Ky vit ka shënuar dhe rifunksionalizimin e Departamentit të Mirëmbajtjes në kuadër të Ndërmarrjes. Ky departament ka shënuar përparime të dukshme në lidhjen e kontratave për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta përmes administratorëve të certifikuar. Duke i dhënë një fokus të veçantë kësaj veprimtarie, Ndërmarrja synon që në të ardhmen të bëhet një prej operatorëve kryesorë i cili e ofron shërbimin e mirëmbajtjes në Komunën e Prishtinës. 

Sa i përket projekteve kapitale që ndërlidhen me projektim dhe ndërtim gjatë këtij viti Ndërmarrja i ka përfunduar dy projekte të vlerave të mëdha: “Eqrem Çabej”, Lamela IV – Hyrja 6; dhe ana e djathtë e lokaleve afariste në Qytezën Pejton, e cila është në proces të pranimit teknik dhe pritet që shumë shpejt të lëshohet në përdorim (gjithsej 52 lokale, nga të cilat 10 të pronarëve privatë). 

Është shënuar rritje e dukshme e inkasimit të qirasë, që është një prej faktorëve kryesorë që siguron qëndrueshmëri financiare të Ndërmarrjes. Divizioni i Qirasë edhe këtë vit është shquar për transparencë e rritje të efikasitetit në raport me qiramarrësit, për parandalimin e keqpërdorimeve si dhe krijimin e një infrastrukture të qëndrueshme për menaxhim të pronave afariste të këtij institucioni.

Përgjatë kësaj periudhe Bordi i Drejtorëve ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen e menaxhmentit të Ndërmarrjes, si dhe caktimin e përmbushjen e objektivave të përcaktuara. E gjithë kjo punë e bërë gjatë këtij viti nuk do të ishte e mundur pa përpjekjen dhe punën e palodhshme të punëtorëve të NPB-së të cilët i falënderojmë në emër të Bordit të Drejtorëve dhe stafit menaxhues. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim e përgjegjësi për t’i tejkaluar sfidat e radhës që na presin.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.