Lajme

Ndërmarrja Publike Banesore përuron hyrjen 700!

Përurimi i hyrjes 700 nga Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) është një ngjarje e rëndësishme që vë në pah suksesin e projektit për renovim dhe mirëmbajtje të objekteve shumëbanesorë në Prishtinë.
Sot, në ceremoninë e përurimit ku ishte pjesmarrëse edhe nënkryetarja Donjeta Sahatçiu dhe njëri nga aksionaret e kësaj ndërmarrje Leutrim Retkoceri bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv përuruan hyrjen e 700.

Filluar që nga viti 2017 me qëllim që të adresojë problemet në lagjet ku ashensorët ishin jo funksionalë dhe hyrjet nuk mirëmbaheshin si duhet, ky projekt ka ndikuar pozitivisht në cilësinë e jetës së banorëve.

Fillimisht i përqendruar në lagjet si Dardani, Ulpianë dhe qendra e qytetit, projekti është zgjeruar në të gjitha lagjet e Prishtinës. Vendosja e dyerve të koduara dhe hapja e tyre me kartela ka rritur sigurinë në ndërtesa, duke krijuar një ambient më të sigurt për banorët.

Sot, me hapjen e hyrjes 700 dhe vendosjen e një parkingu për biçikleta, NPB tregon përkushtim ndaj mjedisit dhe ndërgjegjësimit për përdorimin e mjetëve të transportit të qëndrueshëm.

Projekti për renovim dhe mirëmbajtje të objekteve shumëbanesorë po vazhdon të zhvillohet, duke pasuar një qasje të kujdesshme në sigurinë dhe mirëmbajtjen e objekteve banesore. Qëllimi është që çdo hyrje në Prishtinë të ketë një standard të lartë mirëmbajtjeje dhe sigurie, duke kontribuar kështu në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe rritjen e kënaqësisë së tyre me mjedisin banesor. Ky projekt shërben si shembull i mirë për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe kujdesin ndaj mjedisit në qytetet moderne.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.