Lajme
Ndërmarrja Publike Banesore punëson persona me nevoja të veçanta
NPB punëson persona me nevoja të veçanta
Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2009 ka miratuar Ligjin Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara. Sipas këtij ligji, çdo punëdhënës është i obliguar të punësojë një person me nevoja të veçanta, në çdo pesëdhjetë punëtorë.
Ndërmarrja Publike Banesore (NPB), ka ndërmarrë hapa konkret në këtë drejtim. Në këtë ndërmarrje, tash e një kohë janë duke punuar dy persona me nevoja të veçanta.
Edmond Makolli, kryefamiljar dhe baba i tre fëmijëve, ka më shumë së një vit që punon në NPB. Ai kujdeset për mirëmbajtjen e oborrit dhe hapësirave të gjelbra në Ndërmarrje. Punëtori tjetër është Abedin Isufi, i cili tash e 4 muaj punon si mjeshtër. Për të dy këta, punësimi i parë ka qenë punësimi në NPB, dhe janë shumë të kënaqur me kushtet e punës.
Si Ndërmarrje Publike Banesore, falënderojmë Edmondin dhe Abedinin për angazhimin e tyre maksimal dhe për punën e suksesshme që e bëjnë në të mirë të interesit publik. Kontributi i tyre në zhvillimin e ndërmarrjes është shembull për secilin prej nesh.