Lajme

“Në vend se t’i ruajmë gratë nga rrezatimi është koha të fillojmë t’ju shpëtojmë jetën”

“Në vend se t’i ruajmë gratë nga rrezatimi është koha të fillojmë t’ju shpëtojmë jetën”

Në kuadër të aktiviteteve të muajit të luftimit kundër kancerit të gjirit, Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë në Komuna e Prishtinës, përmes Departamentit të Radiologjisë mbajti sot ligjëratë për vetëdijësimin e kësaj sëmundje në rritje?.

Dr. Edita Bajraktari, specialiste e Radiologjisë, shpjegoj për të pranishmit që mbrojtja më e mirë ndaj kësaj sëmundje është zbulimi më i hershëm, dhe se cilat janë disa nga mënyrat për të zbuluar më herët kancerin e gjirit:

• Vetëkontrolli mujor i gjirit, i cili duhet filluar shumë herët, menjëherë pas moshës së pubertetit, në mes të moshës 15-20 vjeçare?.

• Kontrolli i gjirit tek mjeku, i cili duhet tw bwhet cdo 3 vite tek gratë e moshës 20-39 vjet, ndwrsa çdo vit te gratë e moshës mbi 40 vjet?.

• Mamografia, është metodë diagnostike radiologjike, me të cilën mund të zbulohet kanceri i gjirit, mesatarisht 2 vite para se gruaja me vetëkontroll ta palpon tumorin, andaj tek gratë më të vjetra se 40 vjet, me aplikimin e mamografisë, mund të prevenohet 15-30% e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit?.

Për zvogëlimin e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit, duhet të bëhet edukimi shëndetësor i popullsisë dhe aplikimi i programit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, andaj ne ftojmë gratë dhe vajzat, burrat dhe djemtë që të vizitojnë Qendrat Kryesore Familjare për të bërë ekzaminime apo edhe kontrolla për këtë sëmundje.

Prandaj, diagnostifikimi i hershëm, shpëton jetën?!

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.