Lajme
Nga prezantimi i hulumtimit mbi ndërmarrjet publike ne Prishtinë
Përfaqësuesit e Ndërmarrjes Publike Banesore morën pjesë në prezantimin e hulumtimit mbi ndërrmarrjet publike në rajonin e Prishtinës të organizuar nga Developing Together, me përkrahjen e FES Prishtina. Në këtë hulumtim, u prezantuan dhe diskutuan gjetjet, mundësitë dhe sfidat e ndërmarrjeve publike për shërbime ndaj qytetarëve.
Në kuadër të raportimeve të NP-ve, Kryeshefi Ekzekutiv i NPB-së, Nexhat Kryeziu, foli për sfidat me të cilat është përballur Ndërmarrja Publike Banesore. Ai tha se problem mbetet ligji për Ndërmarrjet Publike, i cili është i vjetër dhe më parime të kohës së UNIMIK-ut. Madje, në disa raste është në kundërshtim me principet ndërkombëtare të Qeverisjes Korporative dhe Ligjit për Shoqëri Tregtare.
Fushë problematike është edhe Ligji për Prokurimin Publik, të cilin ndërmarrjet publike detyrohen të implementojnë pavarësisht implikimeve që ky ligj sjellë, duke shkaktuar vonesa në përfundimin e punëve. Në rastin tonë, kjo ndodhë në departamentin e mirëmbajtjes.
Në dallim nga ndërmarrjet tjera publike në Prishtinë, NPB-ja ballafaqohet me konkurrencë direkte nga operatorë privat që kryejnë të njëjtën veprimtari. Kjo ka shkaktuar shumë veshtirësi në shtrirjen e shërbimeve tona, por pavarësisht kësaj, NPB ka arritur që të përformojë mjaft mirë duke e kthyer një pjesë të fitimit të saj në të mira për qytetarët, nëpërmjet investimit në hyrje të banesave numri i të cilave deri në qershor të vitit 2018 do të jetë 100.
Ndërsa nga vitit i ardhshëm NPB planifikon që në bashkëpunim me Millenium Challenges të orientohet në projektet që kanë të bëjnë me energji efiçiente duke ua lehtësuar edhe më shumë jetën qytetarëve.
19 shtator 2017
Ndërmarrja Publike Banesore