Lajme
Nga Unë tek Ti, një dhuratë për jetën!
Dhurimi i gjakut është një akt fisnik që mund të shpëtojë jetën e miliona njerëzve në mbarë botën.
Gjaku nuk mund të prodhohet në laborator, prandaj burimi i vetëm është dhurimi i tij. Nisur nga rëndësia e këtij fakti, dhurimi vullnetar i gjakut është kthyer në një traditë të përvitshme për punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore. Duke falënderuar stafin e QKKTGJ-së dhe punëtorët tonë për gatishmërinë e treguar mbetemi të përkushtuar në përkrahje të iniciativave të tilla në të ardhmen.
“Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu.”