Lajme

Njoftim për lokalët në lagjen Pejton

Komisioni Komunal i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore në mbledhjen e mbajtur me datë 01.10.2018, ka shqyrtuar çështjen e lokaleve në Lagjen Pejton dhe ka marrë vendim që të anulohen shpalljet publike për marrjen në shfrytëzim të lokaleve në lagjen “Pejton” të datës 04.09.2017 si dhe 31.05.2018.

Ndërmarrja Publike Banesore lajmëron të gjithë aplikantët se dokumentacioni dhe pagesat e kryera ndaj NPB-së për shpalljen e datës 31.05.2018 mund të tërhiqen. Afati për tërheqje të dokumenteve dhe rimbursim të mjeteve është i hapur për pesë ditë, duke filluar nga sot 04.10.2018 deri më 10.10.2018.

Për tërheqje të dokumentacionit me vete po ashtu duhet të keni letërnjoftimin dhe një kopje të pagesës së kryer më herët të cilat duhet t’i dorëzoni fizikisht tek zyrat tona në adresën: Rr. “Xhevdet Doda” nr. 32 Prishtinë.

Ndërmarrja Publike Banesore

4 shtator 2018

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.