Lajme
Njoftim për vazhdim të procedura përmbarimore për lirimin e banesave të uzurpuara
Siç ju kemi njoftuar edhe në maj të këtij viti këtë hënë, më 3 korrik, do të fillojë procedura përmbarimore për lirimin e banesave të uzurpuara në lagjen Dardania, Lamella SU-9/4 hyrja II kati II dhe III. Ndërsa më 10 korrik vazhdon për hyrjen IV kati II dhe III.
Përmbarimi është caktuar në bazë ë aktgjykimit të plotëfuqishëm të Gjykatës Komunale në Prishtinë C.Nr. 2326/05 me datë 22.09.2008 dhe ekzekutohet sipas konkluzionit nr.1153/15 të datës 15.05.2017 të Përmbaruesit Privat Vais Law.
Ftojmë edhe një herë të gjithë shfrytëzuesit e këtyre banesave që t’i lirojnë ato para datës 3 korrik, me qëllim që të evitohet intervenimi i organeve kompetente në cilësinë e ekzekutuesit të vendimit të Gjykatës. Ndërsa të gjitha rasteve sociale i’u bëjmë thirrje që të drejtohen tek organet kompetente për këto çështje.
Ndërmarrja Publike Banesore
Zyra për marrëdhenie me Publikun
30 qershor 2017