Lajme

Njoftim rreth lokaleve në rrugën “Përandori Justinian”

Për shkak të interesimit të madh dhe pyetjeve të shpeshta nga qytetarët në lidhje me mundesitë për marrje me qira të lokaleve në rrugën “Përandori Justinian”, Ndërmarrja Publike Banesore ju informon se dokumentacioni i këtyre lokaleve është dërguar për procedurë të pranimit teknik pranë Drejtorisë e Inspeksionit për tu lëshohuar më pas me qira.

Të gjitha kriteret për dhënie në qira të këtyre lokaleve do të bëhen publike dhe procesi si i tillë do t’i nënshtrohet rregullores mbi dhënien me qira të lokaleve afariste të NPB-së i cili është përpiluar mbi konceptet bazë të transparencës. Njoftimi për dhënie në qira do të publikohet në gazetat zyrtare të vendit, në webafaqen zyrtare të NPB-së si dhe në Facebook.

Ndërmarrja Publike Banesore

6 korrik 2017

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.