Lajme
NPB dhe AKP nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi
Ndërmarrja Publike Banesore dhe Agjencioni Kosovar i Privatizimit nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi.
Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A, e përfaqësuar nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Nexhat Kryeziu dhe Agjencia Kosovare për Privatizim, e përfaqësuar nga Drejtori Menaxhues z. Ekrem Hajdari, nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi.
Qëllimi i këtij Memorandumi është rritja e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve në shkëmbim të informatave dhe dokumentacionit për objektet dhe lokalet të cilat Ndërmarrja i administron, me qëllim që të bëhet vendosja e rregullave dhe të sigurohet shkëmbimi i informatave midis dy institucioneve përkitazi me çështjet për të cilat palët kanë interes të përbashkët.
NPB dhe AKP shprehen të gatshme të bashkëpunojnë në interes të përgjithshëm të qytetarëve dhe në të ardhmen të angazhohen në formimin e grupeve punuese të përbashkëta me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për mundësinë e transferimit të pronave nga AKP nën administrimin e NPB-së, prona këto për të cilat Ndërmarrja posedon bazë ligjore të pronësisë e që gjenden në Komunën e Prishtinës.
Njëherit, ky Memorandum, i pari i kësaj natyre, do të rrisë efikasitetin e shkëmbimit të informatave/dokumentacionit pronësor dhe do t’i mundësojë Ndërmarrjes qasje proaktive mbi aktivitetet e AKP-së që kanë të bëjnë me pronat e menaxhuara nga NPB.
6 mars 2017
Ndërmarrja Publike Banesore