Lajme

NPB dhe Komuna e Prishtinës fillojnë projektin e “Lagjja Model – Banimi me kosto të Përballueshme”

NPB dhe Komuna e Prishtinës fillojnë projektin e “Lagjja Model – Banimi me kosto të Përballueshme”

Banimi me kosto të përballueshme është iniciativë që ndërmerret nga institucionet komunale apo shtetërore, me apo pa partneritet privat.
Ky model ekonomik ka për qëllim akomodimin e një mase të madhe të banorëve të një qyteti të cilët përballen me problematiken e banimit.

Ky model ekonomik për dallim nga banimi social ka kosto të përballueshme me standarte të larta, standarde këto për të cilat do të njoftoheni më vonë.

Banorët të cilët do të jenë përfitues të këtyre njësive banesore do të përzgjidhen sipas kritereve që i vendos institucioni komunal apo shtetëror. Kjo pjesëmarrje mund të jetë qoftë si pagesë për metër katror apo edhe si formë kredie bankare që paguhet si formë qiraje deri në momentin që kredia kthehet. Qiraja e cila paguhet është rrjedhim i qirasë lokale mirëpo është me e ulët se ajo.

Përmes Banimit të Përballueshëm banorët e qytetit të Prishtinës do të sigurojnë vendbanimet e tyre me kosto të ulët dhe të përballueshëm në lagjen model të Komunës së Prishtinës.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.