Lajme

NPB e mbyll vitin edhe më afër qytetit!

Javën që e lam pas u mbajt takimi përmbyllës i stafit të Ndërmarrjes Publike Banesore. Kryeshefi Ekzekutiv z. Arton Berisha dhe stafi menaxherial, falenderuan zyrtarët e NPB-së për punën dhe kontributin e dhënë gjatë vitit qe po e lemë pas.
Për më tepër, në këtë takim u diskutua për projektet e suksesshme të këtij viti dhe të ardhmen e tyre. Në këtë drejtim, projekti si ai i renovimit dhe mirëmbajtjes së hyjeve ka ndikuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve që jetojnë në ndërtesa me banim kolektiv. Intervenimet emergjente kanë bërë rrugët e qytetit tonë të kalueshme e parqet e fëmijëve sikur të reja përsëri. Gjithashtu, renovimi i Sh.F.M.U Iliria ka shënuar një nismë të re të angazhimit tonë për qytetin, si dhe mundësi të rritjes së bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës.
Në këtë takim morri pjesë edhe Drejtoresha e Arsimit, znj. Besianë Musmurati, e cila vlerësoj lartë angazhimin e NPB-së. Znj. Musmurati, ndau mirënjohje në emër të Komunës së Prishtinës për zyrtarët e NPB-së, si shenjë falenderimi për angazhimin dhe kontributin e dhënë për rinovimin e objektit të Sh. F. M.U ” Iliria”.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.