Lajme
NPB-ja e hapur për qytetarët
Ndërmarrja Publike Banesore duke vlerësuar të drejtën e qytetarëve për të pasur qasje të lehtë në zhvillimet e institucioneve publike, sot do të shpalosë ueb-faqen zyrtare.
NPB-ja përmes kësaj uebfaqe do të publikojë të gjitha informacionet të cilat janë në interes të publikut si shpalljet publike, konkurset e punës, shpalljet për qiradhënie, vendimet e bordit të drejtorëve, raportet vjetore dhe informacione të tjera që njoftojnë lidhur me aktivitetin e ndërmarrjes. Qytetarët tani do të kenë mundësi që të dërgojnë pyetje, kërkesa, aplikacione online dhe zyrtarët e ndërmarrjes do të kujdesen për t’iu përgjigjur me kohë.
Kjo mënyrë e informimit të qytetarëve përmes qasjes elektronike po bëhet krahas përpjekjeve tona për ta reformuar Ndërmarrjen Publike Banesore. Ne jemi duke u angazhuar që ndërmarrjen t’ia kthejmë qytetarit kështuqë bashkëpunimi drejtë këtij qëllimi është i një rëndësie të veçantë.