Lajme
NPB mbeshtetë hapjen e kafenesë së Down Sindrom Kosovan në Prishtinë
Ditën Botërore të Personave me Sindromin Down, Shoqata Down Syndrome Kosova, e ka shënuar me hapjen e një kafeneje në të cilën janë të inkuadruar personat me këtë sindrom.
Të pranishëm në hapjen e kësaj kafeneje ishin edhe zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore, në zyrët e të cilës operon Down Syndrom Kosova. NPB ka përkrahur në vazhdimësi organizata të tilla dhe mbetet e përkushtuar që këtë gjë ta bëjë edhe në të ardhmen.
Ndërsa në përkrahje të iniciativës së sotme ju ftojmë që të “provoni një shije më ndryshe” duke e vizituar këtë kafene.