Lajme
NPB merr pjesë në tryezën “Angazhimi i studentëve në projekte të qyteteve në zhvillim”
Ndërmarrjes Publike Banesore ishte pjesë e tryezës së organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës me temën “Angazhimi i studentëve në projekte të qyteteve në zhvillim”.
Përfaqësuesja nga NPB, Vjollca Podvorica, së bashku me pjesëmarrësit nga institucionet e ndryshme në vend, diskutuan rreth mundësive dhe sfidave të punësimit në sektorin e arkitekturës, ndërtimtarisë dhe trashëgimisë kulturore.
Ndërmarrja Publike Banesore, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë që të vazhdojë bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës për mundësinë e punës praktike dhe punësimit të studentëve dhe të diplomuarëve, duke ju mundësuar atyre avancim në karrierë dhe ofrim të mjediseve të punës.