Lajme
NPB në përkrahje të Handikep
Përfaqësues të Ndërmarrjes Publike Banesore vizituan dje zyrat e Handikep Kosova për t’u njoftuar me afër me punën, aktivitetet dhe misionin e Handikep.
Hendikep është organizatë që përfaqëson dhe përkrahë personat me aftësi të kufizuar përmes avokimit dhe lobimit. Duke ofruar shërbime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën promovon barazi, jetë të pavarur dhe të dinjitetshme për ketë kategori të shoqërisë.
Në shenjë përkrahje për punën dhe angazhimin e kësaj organizate NPB dhe Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunë së Prishtinës, kanë vendosur të i ndihmojnë duke i ofruar një lokal në shfrytëzim pa pagesë.
Ne përgëzojmë Handikep për punën që kjo qendër bën në vazhdimësi në përmirësimin e nevojave dhe të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në të gjithë Kosovën.