Lajme
NPB nënshkruan marrëveshje trepalëshe bashkëpunimi
Kryeshefi Ekzekutiv i NPB-së Z. Nexhat Kryeziu nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi në mes të Komunës së Prishtinës dhe shkollës së gjuhëve të huaja”New Age School”. Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i mundësive të reja për shërbime të kurseve të gjuhëve për të rinjtë që vijnë nga familjet me gjendje të rënde ekonomike, të rinjtë nga kategoritë e dala nga lufta, të rinjtë e papunë si dhe nxënësit me sukses të dalluar.
Duke e nisur nga ky interes i përbashkët për avancim të cilësisë së shkollimit, si dhe përmirësimi i mirëqenies sociale për disa shtresa të shoqërisë me nevoja ekonomike Ndërmarrja Publike banesore do të zbatojë zbritje të qirasë për 50% për objektin e dhënë në qira. Ndërsa Komuna e Prishtinës do të bëj identifikimin e këtyre të rinjve.
Ndërmarrja Publike Banesore mbetët e përkushtuar në nënshkrimin e projekteve të tilla që ndihmojnë në mirëqenien e qytetarëve si dhe projekteve që ndërlidhen me krijimin e vendeve të reja të punës.
Ndërmarrja Publike Banesore
Zyra për Marrëdhënie me Publikun