Lajme
NPB përkrah hapjen e dyqanit “Ndihmo edhe Ti”
Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave ka bërë hapjen zyrtare të dyqanit “Ndihmo edhe ti” ku do të ekspozohen për shitje të gjitha produktet punime dore e artizanale të anëtarëve të QPDG-së.
Ndërmarrja Publike Banesore në shenjë përkrahjeje ka vendosur që për këtë projekt të ofrojë hapësirën e duhur, duke dhënë në shfrytëzim një lokal pa qira.
Përkrahja e këtij projekti bëhet me qëllim të fuqizimit ekonomik të grave, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në veçanti, ngritjen e vetëdijes së opinionit për përkrahjen dhe përfshirjen e tyre ekonomike e sociale.