Lajme
NPB përkrahë organizatë “Nëna dhe fëmijë të lumtur”
Nexhat Kryeziu, Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, takoi Drejtoreshën Ekezekutive të Organizatës Humanitare “Nëna dhe fëmijë të lumtur” Edita Dulën, më qëllim të përkrahjes së iniciativës që ju del në ndihmë nënave-vetushqyese në kushte të vështira ekonomike.
Ndërmarrja Publike Banesre në shenjë mbështetjeje vendosi që t’i lejohet në shfrytëzim ,duke mos paguar qira, një lokal në lagjën Ulpiana duke i mundësuar kështu qasje më të lehtë të gjithë atyre që u del në ndihmë kjo organizatë.
Kjo është njëra ndër iniciativat e shumta që z. Kryeziu ka përkrahur dhe mbetët i përkushtuar që kjo të vazhdoj edhe në të ardhmën sa herë që është fjala për këtë shtresë të shoqërisë.