Lajme
NPB projekton zyret e Trafikut Urban
Në vazhdën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike brenda Komunës së Prishtinës, Ndërmarrja Publike Banesore nënshkroi sot kontratë me Ndërmarrjen Publike “Trafiku Urban Prishtinë” Sh.A., për planifikimin dhe dizajnimin e zyreve të kësaj ndërmarrje.
Ky projekt i cili do të realizohet nga Departamenti për Planifikim, Projektim dhe Mbikëqyrje brenda NPB-së, parasheh projektimin e zyreve me të gjitha hapësirat përcjellëse në funksion të nevojave të Trafikut Urban.
NPB dhe TU do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në projekte tjera, në të mirë të shoqërisë dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës ??.