Lajme
NPB u jep në shfrytëzim një lokal Iniciativën e Pavarur të të Verbërve të Kosovës
NPB u jep në shfrytëzim një lokal Iniciativën e Pavarur të të Verbërve të Kosovës
Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv Hajdar Hoxha ka pritur në takim përfaqësuesit e Iniciativës së Pavarur të të Verbërve të Kosovës për të nënshkruar kontratën për dhënie në shfrytëzim të një lokali.
Z. Hoxhaj pas shqyrtimit të kërkesës së IPVK-s ka vendosur që në shenjë mbështetjeje t’ju lejojë në shfrytëzim në afat prej një viti një lokal në lagjen Dardania pa qira. Kështu do t’ju mundësohet qasje më e lehtë të gjithë atyre që u shërben kjo organizatë.
Ndërmarrja Publike Banesore edhe në të kaluarën ka përkrahur Organizata të profilit të ngjashëm ndonëse IPVK është organizata e parë e kësaj natyre. NPB do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të përkujdeset për të mirën publike, për jetën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.