Lajme

NPB vazhdon procedurën përmbarimore për lirimin e pronave

Siç ju kemi njoftuar edhe në nëntor të vitit 2016, Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) që nga data 2 maj 2017 do të fillojë procedurën përmbarimore për lirimin e banesave të uzurpuara në lagjen Dardania, Lamella SU-9/4.

Ju rikujtojmë se NPB që nga viti 2005, ka ndjekur procedurë gjyqësore për lirimin e këtyre banesave të uzurpuara. Pas shqyrtimit të padisë, Gjykata Themelore e Prishtinës ka nxjerrë Aktgjykimin e plotfuqishëm përmes të cilit konfirmohet se po bëhet shfrytëzim i jashtëligjshëm i këtyre banesave.

Përmes këtij njoftimi ju bëjmë ftesë të gjithë shfrytëzuesve aktual që deri më datën  30 prill 2017 të bëjnë lirimin e këtyre hapsirave duke bërë dorëzimin vullnetar të çelësave në zyrat e Ndërrmarrjes Publike Banesore, me qëllim që të evitohet intervenimi i organeve kompetente. 

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.