Lajme

Përfaqësues të Departamentit të Projektimit nga Ndërmarrja Publike Banesore morën pjesë në hapjen e solemne të “ArchiTech Festival”

Përfaqësues të Departamentit të Projektimit nga Ndërmarrja Publike Banesore morën pjesë në hapjen e solemne të “ArchiTech Festival”, organizuar nga Kuvendi Rinor i Prishtinës në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, i cili mbahet nga 15 gushti deri më 27 nëntor.

Një ndër synimet e festivalit është përfshirja e qytetarëve aktiv për ndryshime pozitive në komunitet, si faktorë shumë i rëndësishëm për trajtimin e këtyre temave që lidhen me arkitekturën, hapësirat e gjelbëra & ri-dizajnimi i tyre, respektivisht kontributi jonë për pronat e përbashkëta në vendin ku jetojmë. Në këtë festival po bëhen bashkë në një vend ekspertët e fushës, arkitektët, qytetarët dhe studentët entuziastë për të dhënë kontributin e tyre përmes pjesëmarrjes së tyre në produktet e festivalit.

Me këtë rast NPB prezantoi disa nga projektet e saj në të cilat rëndësi të veçantë i është kushtuar temave që ndërlidhen me archiTECH festival si trajtimi i hapësirave publike të gjelbra dhe mirëmbajta e pronave të përbashkëta kolektive.

Ndërmarrja Publike Banesore përgëzoi idenë dhe fillimin e punëtorive të ArchiTech festival, duke treguar gatishmëri për bashkëpunim dhe përcjellje të produkteve që do të dalin nga ky festival.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.