Lajme

Përurimi i hapësirave të renovuara të Shoqatës të Shurdhërve të Prishtinës

Sot bashkë me zyrtarë të Komunës së Prishtinës nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale, shënuam Javën Ndërkombëtare të të Shurdhërve duke përuruar hapësirat e renovuara të Shoqatës të Shurdhërve të Prishtinës.

Këto hapësira, prona të NPB-së, i janë dhënë në shfrytëzim pa pagesë kësaj organizate pas faljes së borxhit të akumuluar ndër vite, në shenjë mbështetje dhe lehtësimi për zhvillim të aktiviteteve të tyre ditore.

Ndërmarrja Publike Banesore mbetet e përkushtuar për ngritje të ndërgjegjësimit kolektiv dhe realizimit të plotë të të drejtave të njeriut për personat e shurdhër.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.