Lajme

Procesi i zgjedhjes së Bordit të NPB me përkrahje të Ambasadës Britanike

Gjatë dy ditëve të fundit, Komisioni i Aksionarëve të NPB-së me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e Ambasadës Britanike dhe përfaqësuesit të rrjetit për gazetari hulumtuese BIRN, ka bërë përzgjedhjen e aplikuesve të cilët i plotësojnë kushtet për vlerësim të mëtejmë për Anëtarë të Bordit të NPB-së.

Nga 45 aplikacione të pranuara, 20 prej tyre janë kualifikuar si aplikime të rregullta, 11 të tjera janë kualifikuar me kusht pasi që kanë përmbushur kriteret kryesore por kanë mungesë të disa dokumenteve. Atyre iu është caktuar një interval i caktuar kohor që t’i sjellin dokumentet që mungojnë në mënyrë që të vazhdojnë më tutje.

Ndërsa, 13 të tjerë nuk janë kualifikuar pasi që nuk i kanë përmbushur kriteret kryesore të përmendura në Shpalljen Publike.

Procesi i përzgjedhjes së katër anëtarëve të Bordit do të vazhdojë pasiqë të plotësohen dokumentet e aplikantëve me kusht. Së bashku me Ambasadën Britanike dhe përfaqësuesin e BIRN, ne do të mundohemi që ky proces të jetë sa më i drejtë dhe transparentë.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.