Lajme
QYTETARËT LIROHEN NGA PAGESAT E PROVIZIONIT – NPB DHE MONEYGRAM ME MARRËVESHJE TË RE BASHKËPUNIMI
Ndërmarrja Publike Banesore dhe kompania e specializuar në shërbime financiare MoneyGram & MONETA në vazhdën e bashkëpunimit arritën sot marrëveshje të re.
Përmes kësaj marrëveshje, e cila hyn në fuqi nga data 1 dhjetor 2018, NPB merr përsipër shpenzimet e provizionit për të gjitha pagesat që kryejnë klientët e saj përmes MoneyGram.
Marrëveshje të tilla do të lidhen së shpejti edhe më institucione të tjera financiare në mënyrë që të krijohen lehtësime financiare për të gjithë qytetarët që do të kontribuonte edhe më shumë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.
23 nëntor 2018
Ndërmarrja Publike Banesore