Lajme

Reagim ndaj shkrimit tendencioz të RTK-së

Ndërmarrja Publike Banesore me qëllim të sqarimit të opinionit publik lidhur me lajmin tendencioz të publikuar nga portali Rtklive me titull “Nexhat Kryeziu i LVV-së jeton në luks, largon të varfrit nga banesat”, botuar me datë 03 korrik 2017 kërkon nga mediumet që ta publikojnë këtë reagim.

Është e papranueshme që redaksia e një mediumi publik, që është përgjegjëse për infromim të drejtë të qytetarëve, të publikojë lajme tendencioze me të vetmin qellim, njollosjen së figurës së Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore, z. Nexhat Kryeziu, duke e dekontekstualizuar aktivitetin për lirimin e banesave të uzurpuara, problem ky madhor në Kosovë.

Kryeshefi i NPB-së, z. Nexhat Kryeziu, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), dhe pasuria e tij është e ligjshme dhe nuk ka të bëjë asgjë me anagazhimin e Kryeziut në NPB. Si kryeshef i NPB-së z. Kryeziu shquhet për profesionalizëm dhe punë të zellshme, gjë kjo e cila është pengesë për uzurpuesit, që në masë të madhe janë të afërt me pushtetin që po e përdor RTK-në si altropalant të tij e kundër ligjit.

RTK-ja në vend se të kërkojë zbatimin e ligjit dhe lirimin e pronave të uzurpuara si dhe implementimin e vendimit të plotfuqishëm Gjykatës Komunale në Prishtinë C.Nr. 2326/05, me datë 22.09.2008, ajo sulmon Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore z. Nexhat Kryeziu, i cili është angazhuar në NPB me një përqendrim të veçantë në identifikimin e pronës publike dhe lirimin e saj.

Shprehim shqetësimin tonë për publikimin e një lajmi të tillë nga transmetuesi publik, dhe kërkojmë nga RTK heqjen e këtij lajmi tendencioz  përplot të pavërteta, e që në fund ka synim të marrë në mbrojtje uzurpatorët, duke tentuar t’i paraqesë si “familje pa kulm mbi kokë” apo “njerëz të varfër”.

Ky lajm i publikuar në portalin rtklive nxit urrejtje dhe si i tillë përbën vepër penale. Prandaj, nëse nuk largohet dhe nuk jepet sqarim mbi të, ne do t’i drejtohemi gjykatës kompetente

3 korrik 2017

Ndërmarrja Publike Banesore

Zyra për Marrëdhënie me Publikun

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.