Lajme

Renovimi i zyrave dhe objektit të Trafikut Urban

Në frymën e përmirësimit të shërbimeve të Trafukut Urban – “TU” ndaj qytetarëve të Prishtinës, kjo ndërmarrje ka vendosur në plan program të saj edhe renovimin e zyrave dhe objektit të “TU”.
Është e vërtetuar në qarqet botërore që ngritja e kualitetit të vendit të punës reflektohet drejtpërdrejt në progresin e vet korporatës/ndërmarrjes.

Duke marrë parasysh që sot njeriu pjesën me të madhe të ditës e kalon duke punuar, hapësirat e punës nuk duhen trajtuar si të përkohshme. Kështu, hapësirat e TU këtu nuk janë trajtuar në mënyrë klasike – në kuadër të objektit janë shtuar edhe përmbajtje për pushim, rekreim dhe relaksim.

Arkitektet e NPB-së gjatë projektimit si qellim kryesor kanë pasur krijimin e hapësirave kualitative, funksionale dhe atraktive të punës. Këto hapësira si rezultat përmirësojnë imazhin dhe efikasitetin e TU-së si ndërmarrje si dhe mbajnë punëtorin e stimuluar për punë dhe të realizuar personalisht.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.