Lajme

Rrugës “Perandori Justinian” po i rikthehet gjallëria

Projekti për ndërtim të lokaleve afariste që janë pronë e Ndërmarrjes Publike Banesore, tanimë ka përfunduar dhe se lokalët e ndërtuara tash janë të gatshme për shfrytëzim.

Kjo pjesë e qytetit tani ka marrë pamjen e një bulevardi. Kjo qendër e re, që gjendet në pjesën më të frekuentuar të qytetit, përveç që do t’u shërbejë qytetarëve si një qendër me e afërt tregtare ajo do të shërbejë edhe si vend pushimi dhe, kjo falë hapësirës që i ka dhënë ky projekt pjesëve të gjelbëruara dhe ulëseve për pushim.

Ndërmarrja Publike Banesore me këtë projekt sipas kontratës për shfrytëzim të tokës së Komunës Prishtinës, që për herë të parë është nënshkruar në vitin 1976 dhe e cila më pas është ripërtëri në vitin 2013, i ka përfunduar punimet për gjithsej 84 lokale afariste. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Infrastrukturës të Komunës së Prishtinës, Departamenti i Projektimit të NPB-së është përkujdesur që kësaj hapësire t’i shtohen edhe hapësira e gjelbra dhe hapësira të shfrytëzueshme për qytetarët me qellim që të krijohet një ambient sa më tërheqës dhe miqësorë për ata, marrë parasysh që është fjala për një lokacion në qendër të kryeqytetit.

Me qellim të rifunksionalizimit dhe ringjalljen e aktivitetit në këtë pjesë të qytetit NPB në bashkëpunim me komunën e Prishtinës ka formuar një komision profesional i cili do ti caktoj kriteret për hapat e mëtejmë në lidhje me shfrytëzimin e këtyre lokaleve (hapësirave) afariste.

Procesi i dhënies në shfrytëzim të këtyre lokaleve do të përfundoj pas përfundimit të punës së komisionit të lartcekur. Te gjitha kriteret do të bëhen publike dhe procesi si i tillë do ti nënshtrohet Rregullores mbi dhënien me qira të lokaleve afariste të NPB-së i cili është përpiluar mbi konceptet bazë të transparencës dhe vlerësimeve të komisionit për vlerësim.

Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A.

Zyra për marrëdhënie më publikun

28 tetor 2016

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.