Lajme

Shtyhet zbatimi i përmbarimit të vendimeve gjyqësore për objektin 9/4 në lagjen Dardania

Ndërmarrja Publike Banesore bënë të ditur se procedura përmbarimore, për lirimin e banesave të uzurpuara në lagjen Dardania me adresë Lamella SU-9/4, do të vazhdojë në pranverë. 

Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A. Prishtinë që nga viti 2005, ka ndjekur procedurë gjyqësore për lirimin e këtyre banesave të uzurpuara. Pas shqyrtimit të padisë nga Ndërmarrja në cilësinë e investitorit të banesave, Gjykata Themelore e Prishtinës ka nxjerrë Aktgjykimin e plotfuqishëm përmes të cilit konfirmohet se po bëhet shfrytëzim i jashtëligjshëm nga banorët dhe se ato objekte duhet të lirohen. Para vendimit të gjykatës, NPB ka dërguar me dhjetëra shkresa ku u ka bërë thirrje banorëve që ta lirojnë pronën e uzurpuar. 

Ndërmarrja Publike Banesore ka mbetur pa të drejtën e përfundimit të punimeve në këtë objekt në bazë të Projektit dhe lejes Ndërtimore si dhe dorëzimin e tyre bashkuesve të mjeteve për ndërtimin e këtyre banesave të cilët i kanë përmbushur obligimet ndaj Ndërmarrjes. Vlenë të theksohet se shfrytëzuesit jo legjitim, banesat nuk i kanë adaptuar në harmoni me Projektin e Ndërtimit dhe në mënyrë profesionale. Rrjedhimisht, intervenimet e tilla, janë në kundërshtim me normat teknike (rryma, kanalizimi, ujësjellësi, hapësirat e përbashkëta etj.), gjendje kjo që paraqet rrezik jo vetëm për shfrytëzuesit jo legjitim të këtyre hapësirave por edhe për qytetarët tjerë. 

Andaj, Ndërmarrja Publike Banesore ju bën ftesë të gjithë shfrytëzueseve aktual të këtyre hapësirave dhe pronave tjera publike që të vijnë në zyrat e tona dhe bashkë të organizojmë lirimin vullnetar të këtyre pronave me qëllim që të evitohet intervenimi i policisë në cilësi ekzekutuesit të vendimit të Gjykatës kompetente. 

Shpresojmë që shtyrja e afatit të përmbarimit do të shërbejë si afat shtesë për reflektim nga secili shfrytëzues, ndërsa të gjitha rasteve sociale i’u bëjmë thirrje që të lajmërohen në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës. 

4 nëntor 2016

Zyra për Marrëdhënie më Publikun

Ndërmarrja Publike Banesore

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.