Lajme
Sukseset ndërkombëtare të radhës të arkitektëve të NPB-së
Kësaj radhe projekti ynë për dizajnimin e hapësirave publike në lagjen Ulpiana, është vlerësuar dhe publikuar nga faqja më prestigjioze e Arkitekturës në botë ArchDaily.
Në këtë artikull, ndër të tjera, theksohet se gjatë dizajnimit të hapësirave publike është e rëndësishme të përdoren metoda që u përshtaten konteksteve të ndryshme si Metoda Taktike. Këto metoda janë treguar shumë efektive në formësimin e mjediseve urbane, jo vetëm financiarisht por edhe gjatë ekzekutimit. Një shembull adekuat i përdorimit të këtyre metodave është projekti i NPB-së FOUN’TA’SY në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Për të lexuar më shumë rreth projektit shihni linkun në vazhdim: