Lajme
Takim me përfaqësuesit e Millenium Challenge Corporation
Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, me stafin e tij pritën sot në takim Suzanne Maia, Connie Smyser dhe Bradley Abbott nga Millenium Challenge Corporation.
Në këtë takim u diskutua për ndërtimin e mekanizmave për implementimin e projekteve të cilat kanë për qëllim investimin në ndërtesat e banimit kolektiv për të përmisuar performancën e tyre.
Qëllimi i këtyre projekteve është që të reduktohet humbja e energjisë, që të sanohen probelemet strukturore të qëndrueshmërisë së ndërtesave si dhe të eliminohen materialet e dëmshme si asbesti të cilat e dëmtojnë shëndetin publik. Me implementimin e principeve të qëndrueshmerisë në ambientin e ndërtuar synohet të reduktohet ndotja e ambientit, të krijohet konfor termik, si dhe të reduktohen kostot e furnizimit me energji.
Me fokus të veçantë u diskutua rreth rëndesisesë së përfshirjes së gruas në sektorin e qendrushmerisë si dhe në projektet e metutjeshme të NPB-së.
Mbesim me shpresë që ky takim është fillimi i një bashkëpunimi frytdhënës në shërbim të qytetarëve përmes shkëmbimit të përvojave si dhe financimit të mundshëm për investim nga ana e NPB-së.
7 dhjetor 2017
Ndërmarrja Publike Banesore