Lajme
Takimi me Iniciativën e Pavarur të të Verbërve të Kosovës
Dje, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv Hajdar Hoxhaj ka pritur në takim përfaqësuesit e Iniciativës së Pavarur të të Verbërve të Kosovës. Udhëheqësi i IPVK-së Halil Kurmehaj, e njoftoi z. Hoxhaj për kërkesat e kësaj organizate, duke nisur nga mundësia e sigurimit të një lokali nga NPB dhe deri te nevoja e punësimit të personave të kësaj kategorie shoqërore në institucionin tonë.
Në anën tjetër, Hoxhaj u shpreh i gatshëm që të agazhohet për këto kërkesa të kësaj iniciative që ato të gjejnë përkrahjen e nevojshme.
Ndërmarrja Publike Banesore edhe në të kaluarën ka përkrahur organizata të profilit të ngjashëm ndonëse IPVK është organizata e parë e kësaj natyre. NPB është duke shqyrtuar seriozisht kërkesën e parashtruar nga kjo organizatë për dhënije në shfrytëzim të lokalit dhe në të njëjten kohë krijimin e mundësive të lirimit nga pagesa e qirasë.
NPB do të vazhdojë të jetë ndërmarrje që përkujdeset për të mirën publike dhe kujdeset për jetën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.