Lajme
Takohet Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore
Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore i përberë nga Lazer Ndrecaj, Liridon Latifi, Shqipe Breznica , Nexhat Kryeziu dhe Hasrete Canolli mbajti mbledhjen e radhës.
Në mbledhjen e parë të Bordit për vitin 2017 u shqyrtuan dhe u miratuan draft Raporti për Komisionin Qendror të regjistrimit vjetor të vitit 2016 si dhe Draft Raporti tremujor tetor- dhjetor për vitin 2016.
Çështje më rëndësi që u diskutuan gjatë kësaj mbledhje janë edhe lëndët për “Euroing”dhe “Lesna”.
U shqyrtua dhe miratua Projekt propozimi lidhur me aktivitetin e Divizionit të Mirëmbajtjes.