Lajme
Të krijohen shoqata të pronarëve të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi
Hajdar Hoxha, Kryeshef i Ndërmarrjes Publike Banesore dhe Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës priten dje në takim përfaqësues nga Banka Botërore për të folur rreth masave të efiçiencës së energjisë në sektorin e banimit.
Në takim u diskutua rreth krijimit të shoqatave të pronarëve të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi, si mekanizma të rëndësishëm për zbatimin e masave për efiçiencë të energjisë në ndërtesa të banimit kolektiv.
Palët u pajtuan që të vazhdohet me hapat e mëtutjeshëm të projektit, paralel me normalizimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia.