Lajme
Trajnimi për menaxhimin zyrtar dhe arkivor
Stafi i Ndërmarrjes Publike Banesore, ishte pjesë e trajnimit për Menaxhimin zyrtar dhe arkivor. Trajnimi i cili u mbajt në Durrës të Shqipërisë zgjati tri ditë, gjegjësisht nga 29-30 tetor. Qëllimi i këtij trajnimi ishte njoftimi me rregulloren për menaxhimin zyrtar e arkivor, ku hyn edhe lista me afat të ruajtjes si dhe trajnimi i stafit për menaxhimin e dokumenteve zyrtare dhe arkivore.
Me këtë trajnim fillon edhe koha e implementimit të Rregullores së re për arkiv të NPB-së e cila e bënë ndërmarrjen një nder institucionet publike të pakta në Kosovë të jetë në harmoni të plotë me Ligjin për Arkivat Shtetërore të Kosovës.