Lajme

U.D. Beha, i uroi Kryeshefit të ri z. Arton Berisha detyrën e re të Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A

Me datë 02.12.2022 është bërë pranim – dorëzimi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A, ndërmjet U.D Kryeshefit Ekzekutiv, z. Bashkim Beha dhe Kryeshefit të sapo zgjedhur, z. Arton Berisha.
U.D. Beha, i uroi Kryeshefit të ri z. Arton Berisha detyrën e re të Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A, duke e njoftuar për projektet e Ndërmarrjes, rrjedhën e zhvillimeve, dhe në të njëjtën kohë duke i dorëzuar të gjithë dokumentacionin relevant të zyrës së Kryeshefit dhe të Ndërmarrjes në përgjithësi.
Kryeshefi Ekzekutiv z. Berisha e falënderoi U.D. Behën për angazhimin e deritanishëm duke i uruar suksese në angazhimet e tij të mëtutjeshme profesionale.
Kryeshefi Ekzekutiv, z. Berisha shprehu gadishmërinë e tij për punë dhe bashkëpunim me të gjithë menaxhmentin dhe stafin e Ndërmarrjes, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm te të gjitha projekteve të NPB-së.
z. Berisha vjen me një përvojë profesionale si Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike për disa vite me radhë, pastaj Drejtor i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Anëtar Bordi në Fondin Kosovar për Efiqencë të Energjisë, si dhe përvoja të tjera institucionale.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.