Lajme

Vazhdon inspektimi i ndërtesave në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Ndërmarrja Publike Banesore së bashku me Komuna e Prishtinës, Universitetet, Asociacionet, grupet e tjera vullnetare dhe Ministrinë e Arsimit në Shqipëri po vazhdojnë inspektimet e ndërtesave në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Për t’i inspektuar sa më shpejt dëmet e shkaktuara nga tërmetet e ditëve të fundit, ne ftojmë të gjithë inxhinierët e ndërtimit t’i bashkangjiten aktivitetit vullnetar për inspektimin e ndërtesave në zonat e prekura nga tërmeti.

Nisja nga Prishtina do të bëhet ditën e mërkurë, pra në dt. 04.12.2019, në ora 17:00 nga zyret e Ndërmarrjes Publike Banesore (rr. Xhevdet Doda, nr. 32, Lakrishtë).
Kthimi nga Tirana do të bëhet në ditën e dielë, dt. 08.12.2019, në orën 16:00 (për më shumë të dhëna shih agjendën bashkangjitur).

Përgjegjës në organizimin e grupit “Inxhinierët Vullnetar nga Kosova (IVK)” janë: Ndërmarrja Publike Banesore e Komunës së Prishtinës, Universitetet, Asociacionet dhe grupet e tjera vullnetare të organizuar nga Kosova.

Aspektet logjistike si: akomodimin, automjetet, derivatet, udhqimet dhe pajisjet, janë të mbuluara nga donatorët e sigruar nga IVK dhe nga Qeveria Shqiptare.

Personi kontaktues i autorizuar nga IVK për inxhinierët vullnetar është: URAN KYÇYKU, tel: +38344134704, email: kycyku.uran@gmail.com.

Shënim: Inspektimi i ndërtesave (objekte banimi, spitale, shkolla, ura, etj.) do të bëhet në bashkëpunim dhe me ftesë të Qeverisë së Shqipërisë, përkatësisht “Institutit të Ndërtimit”.

Na kontaktoni

Adresa: Rr. Zija Shemsiu Nr. 22. Prishtinë, Kosovë.

Lidhu me ne

Ne jemi në rrjetet sociale. Na ndiqni dhe na kontaktoni.